Uji Dea

Lagja “Arbëria” ndëshkohet nga Hidromorava – dy ditë pa ujë

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Lagjja “Arbëria” ka probleme serioze me ujë, sidomos në këtë kohe kur janë mërgimtaret këtu dhe të cilët janë pagues të rregullt të faturave si dhe rrisin buxhetin e kompanisë “Hidromorava”, por se si duket kompania rajonale “Hidromorava” nuk është duke u përkujdesur në mënyrë adekuate për interesat e qytetarëve të pjesëve ku nuk ka ujë edhe pse ata paguajnë faturat thotë Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së.

Lagja “Arbëria” ka dy ditë që është pa ujë dhe kjo ka ndikuar që banorët e kësaj zone të revoltohen meqë reduktimet e ujit kanë ndodhur pikërisht natën e Bajramit.

Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së tha për rajonipress se ka marrë shumë ankesa dhe shqetësime të lagjes “Arbëria”.”Qytetarët janë të zhgënjyer që për dy ditë radhazi nuk ka ujë pikërisht natën e Bajramit. Të mos kesh ujë në këtë kohë është keqpërdorim dhe përgjegjësi e kompanisë publike në këtë rast për shkak që “Hidromorava” e ka monopolin publik në këtë fushë, dhe se kjo formë e obligimeve për të paguar taksa pa pasur ujë është lloj plaçke legale” thotë Mehmeti.

Mehmeti tha se është për tu habitur se kemi ankesa për ujë edhe nga banorët e lagjes “Dardania 2”, ku afërsisht është selia e Kompanisë rajonale të ujit, dhe çka presin qytetarët që janë më larg nga kjo kompani, përveç të bëhen pjesë e plaçkës duke paguar shërbim pa ju ofruar ai.

Uji Dea

Mehmeti ka apeluar te dy kompanitë rajonale ajo e ujit dhe e mbeturinave “Ekohigjiena” që të ju shërbejnë në mënyrën më të mirë qytetarëve respektivisht taksapaguesve e posaçërisht në këtë kohë kur janë mërgimtarët tanë këtu sepse ata kanë ardhur për të pushuar e jo për tu maltretuar apo duke u obliguar të paguajnë shërbime që do të duhej të jenë pa pagesë.

Mehmeti thotë se si duket kësaj qeverisje lokale dhe kryetari në ikje janë pajtuar me realitetin se nëntori i jep fund kësaj keq-qeverisje që nuk ishte asnjëherë në shërbim të këtyre qytetarëve që meritojnë tretman ndryshe nga ky, që janë pa burimin kryesor të jetës pra ujin dhe kjo nuk do asnjë koment.

Xhelal Shabani drejtor financiar në “Hidromorava” tha për rajonipress se lagja “Arbëria” ka borxhe dhe ka keqpërdorim të ujit dhe kompania është detyruar të fillojë me reduktime të ujit. /rajonipress/