GRANDEMALL

Laboratori “Swiss Clinique 2”, më moderni në rajon

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në “Swiss Clinique 2” – Departamenti i Laboratorit diagnostikues ofrohen një spektër i plotë i shërbimeve laboratorike. Profesionalizmi i lartë, sigurimi i rezultateve të sakta dhe zbatimi i protokolleve moderne në funksionimin e laboratoreve diagnostikuese janë përgjegjësia e ekipeve tona të specializuara.

Laboratori për biokimi klinike në “Swiss Clinique” ofron spektër të gjerë të shërbimeve rutinore dhe të specializuara laboratorike për ekzaminimin e gjakut, urinës dhe lëngjeve tjera trupore.

Në këtë repart bëhen analiza: Biokimike, Hematologjike, Funksioni i tiroides, Hormonet / Fertiliteti, Markerë për procese inflamative, Faktorë të hemostazës, Tumor markerë, Testet e alergjisë, Intolerancën Ushçimore, Abuzimet me droga etj.

ARKATANA

Laboratori për mikrobiologji dhe parazitologji-
Detyrë e laboratorit për mikrobiologji dhe parazitologji është t’i saktësojë agjentet etiologjike të cilat i shkaktojnë infeksionet. Këto mund të jenë: bakteret, viruset, kërpudhat ose parazitët.

Njohja e saktë e shkaktarit të infeksionit është e rëndësishme për diagnozën e drejtë të sëmundjes. Bakteret e izoluara pastaj ekzaminohen për ndjeshmërinë drejt paletës së gjerë të mjeteve anti mikrobe (antibiotikë), që është parakusht themelor për dhënien e terapisë adekuate për mjekimin e infeksionit.

Laboratori për mikrobiologji dhe parazitologji përveç kujdesit për shëndetin e pacientëve, drejtpërdrejt merr pjesë edhe në vëzhgimin dhe parandalimin e infeksioneve intraklinike, si dhe në parandalimin e problemit sa më aktual global të paraqitjes së rezistencës ndaj antibiotikëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.