GRANDEMALL

Laboratori “Medizinisches Labor Invenimus” nga Zvicra dhuron donacion pesë mikroskopë për Komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Laboratori “Medizinisches Labor Invenimus” nga Zvicra me përfaqësues Boris Ëaldvogel dhe Deniz Seyfettin kanë dhuruar donacion pesë mikroskopë për Komunën e Kamenicës. I pari i komunës, Qëndron Kastrati duke falënderuar për këtë donacion laboratorin “Medizinisches Labor Invenimus” ka thënë se bashkëpunimet e tilla janë të mirëseardhura.

“Sot pranuam 5 mikroskopë nga Zvicra në Kamenicë. Përfaqësuesit e Laboratorit “Medizinisches Labor Invenimus”, Boris Waldvogel dhe Deniz Seyfettin nga Zvicra, kanë dhuruar pesë mikroskopë për shkollat tona, si dhuratë për festat e fundvitit. Transportin e tyre deri në Kosovë, e ka bërë falas kompania “Abedini Transport”, për çka edhe ju jemi falënderues. Bashkëpunimet e tilla janë të mirëseardhura gjithmonë!”, ka thënë ai.

ARKATANA

Edhe drejtoresha Komunale e Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi, tha se një donacion i tillë është i mirëpritur e sidomos kur do të përdoret për nevojat e shkollave të Kamenicës.
“Falënderojmë përfaqësuesit e laboratorit “Medizinisches Labor Invenimus” nga Zvicra për këtë donacion. Ne si komunë mirëpresim çdoherë donacionet e tilla e sidomos kur përdoren për nevoja të shkollave tona në mënyrë që të ketë cilësi më të mirë të mësimdhënies”, është shprehur ajo./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.