Laboratorët ilegalë të analizave medicinale

Asnjë lloj i laboratorëve të analizave medicinale në Kosovë nuk është i akredituar nga Drejtorati për Akreditim dhe Zhvillim, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë (MTI). Drejtori i Drejtoratit për Akreditim dhe Zhvillim, Ibush Luzha, ka bërë të ditur se tentime për akreditim kanë pasur prej dy laboratorëve nga rajoni i Gjilanit dhe nga asnjë tjetër.
“Deri tash nuk e kanë përgatitur sistemin e duhur të menaxhimit të cilësisë dhe nuk janë akredituar”, ka thënë Luzha./zeri/