United Hospital

Labinota, femra më e votuar në PDK! La prapa edhe burrat më të fortë të PDK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Labinotë Demi- Murtezi jo vetëm që do të jetë deputetja e parë femër me shami në Kuvendin e Kosovës, por ajo doli të jetë femra më e votuar në listën e PDK-së. Ajo ka marrë mbi 11 mijë vota, duk e lënë shumë prapa nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitakun, e cila ka marrë vetëm 4 mijë e 500 vota, ndonëse ishte e renditur e gjashta në listë.

Ajo pas vetes ka lënë edhe “super” aderimin e PDK-së, Margarita Kadriun, e cila ka qenë kryeredaktore e Gazetës “Kosova Sot”, dhe që ka arritur të marrë vetëm 5 mijë e 167 vota.

As treshi i PDK-së, Flora Brovina nuk ka mundur që t’i afrohet me votë kandidates së PD-së, Labinotë Demi-Murtezi. Flora Brovina nuk ka arritur që të marrë më shumë se 5 mijë e 750 vota.

Mobi Casa

Nuk janë vetëm femrat e PDK-së ato që kanë pësuar një humbje të thellë nga Labinotë Demaj- Murtezi.

Edhe burrat më të fortë të PDK-së ajo i ka mundur thellë.

Ajo e ka mundur ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën, i cili nuk ka arritur që të marrë më shumë se 8 mijë e 500 vota. Prapë saj, ka mbetur edhe ndër njerëzit me më ndikim në PDK, Xhavit Haliti, Rrustem Mustafa e shumë deputetë tjerë. /gazetablic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.