Fundamenti

Labinot Hyseni sërish në krye të Aleancës së të rinjve në Gjilan

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Labinot Hyseni, kryetar i ri-zgjedhor i ARK-së në Gjilan, tha se ai do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe do të jetë i orientuar drejt përmbushjes së interesave të të rinjve të Gjilanit.

Aleanca e të Rinjve të Kosovës – Dega në Gjilan, sot e mbajti Kuvendin e VII-të Zgjedhor, në kuadër të ristrukturimit të brendshëm që ka nisur AAK në nivel qendror.

Një përfaqësues nga delegatët e pranishëm propozoi për kryetar të ARK-së në Gjilan, Labinot Hyseni, i cili me aklamacion, pa asnjë kundërshtim dhe pa abstenime, u rizgjodh nga anëtarët e Këshillit Drejtues të ARK-së.

Labinot Hyseni, kryetar i ri-zgjedhor i ARK-së në Gjilan, tha se ai do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe do të jetë i orientuar drejt përmbushjes së interesave të të rinjve të Gjilanit.
“ARK në Gjilan, vazhdueshëm ka punuar për t`i mbrojtur interesat e qytetarëve të rinjë të Gjilanit, duke i qëndruar besnik misionit të kryetarit Ramush Haradinaj, për sundimin e demokracisë në Kosovë dhe për krijimin e hapësirave për të rinjtë e Republikës së Kosovës. Këtij misioni, unë ju bëjë thirrje të vazhdojmë t`i qëndrojmë besnik dhe të mos ndalemi deri në atë moment kur i arrijmë qëllimet tona”, ka thënë Hyseni.

United Hospital

Në këtë Kuvend morën pjesë edhe kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, nënkryetari i AAK-së në nivel qendror Ahmet Isufi, nënkryetari i parë i AAK-së në Gjilan Selami Xhemajli, të cilët me fillimin e procedurave të votimit kanë lëshuar sallën, në mënyrë që të rinjtë ta procedonin Kuvendin në bazë të rregullave të përcaktuara me statut.

Rexhep Kadriu, kryetar i AAK-së në Gjilan dhe nënkryetar i komunës, tha se qysh nga marrja e drejtimit të Aleancës, ai i ka pasur të rinjtë prioritet, dhe se ky prioritet vazhdon akoma.
“Edhe tani kur jemi në koalicion, unë po mundohem dhe po punojë të krijojë kushte dhe hapësira për të rinjtë e Aleancës. Këtë do ta bëjmë dhe gradualisht do të arrijmë aq sa kemi pritur”, ka thënë Kadriu.

Ndërsa, nënkryetari i AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi, ka kërkuar nga të rinjtë që të qëndrojnë unik dhe të përcaktuar në qëllimet dhe kërkesat e tyre.
“Të rinjtë, si grup shumë i rëndësishëm i Aleancës kanë bërë shumë dhe vazhdojnë ta bëjnë. Këtë e shohim nëpërmjet punës së tyre të palodhshme dhe nëpërmjet prurjeve që ka pasur. Prandaj, unë i bëjë thirrje që të vazhdoni të qëndroni të bashkuar, t`i rrini prapa ideve tuaja dhe të mos ndaleni derisa të arrini cakun e duhur”, ka thënë Isufi.

Kuvendi i VII-të i ARK-së në Gjilan, është përfaqësuar nga një numër i konsiderueshëm i të rinjve, të cilët kanë përkrahur nismën për ristrukturimin që po ndodhë brenda Aleancës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.