FIDANISHTJA

Labinot Hyseni nuk e jep lagjen “Arbëria”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Aleancës së të Rinjve në Gjilan, njëherit kandidat për asamblenë komunale Labinot Hyseni, ka përmbyllur vazhdën e takimeve me nëndegë, me vizitën në nëndegën e ARK-së në lagjen “Arbëria II dhe IV”.

Hyseni, mbrëmjen e së martës është pritur masovikisht nga të rinj të lagjes “Arbëria”, të cilët me pjesëmarrjen e tyre kanë treguar se janë nëndegë e fortë dhe se po punohet drejt fitores më 3 nëntor. “Pjesëmarrja e juaj sot tregon se Aleanca në Arbëri është e fortë dhe se ju jeni shembull që duhet të ndiqet edhe nga nëndegët e tjera”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai më tej ka folur edhe për programin zgjedhor të AAK-së, i cili do të bëhet publik në ditët në vijim, ndërsa ka thënë se alternativa më e mirë për çdo të ri, është Aleanca.

Uji Dea

Kryetari i nëndegës së AAK-së në lagjen “Arbëria IV” Hysen Hajdari, i ka bërë thirrje të rinjve që ta shfrytëzojnë kohën që ka mbetur maksimalisht, në mënyrë që në nëntor të dalin të fuqishëm dhe ti tregojnë Gjilanit se kush është lagjja Arbëria.

Në këtë takim, pos një numri të madh të të rinjve, kryetari Hyseni është shoqëruar edhe nga anëtari i kryesisë dhe kandidati për këshilltar komunal Ardian Ademi, kryetarja e nëndegës së ARK-së në Dardania IV Shkenda Fera dhe anëtarja e kryesisë Arbëreshë Kryeziu.

Ndërsa, takimi është bërë i mundur falë ndihmës që aktivistët Fitim Bunjaku, Fadil Sylejmani dhe Selami Aliu i kanë dhënë kryetarit të nëndegës së AAK-së Hysen Hajdari, në masovizimin e të rinjve në këtë takim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.