RCCOLA

Labinot Hyseni merr timonin e të rinjve të AAK-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Dega e ARK-së në Gjilan, ka zgjedhur kryetarin e saj të ri dhe përcaktoi listën e kryesisë së saj. Në Kuvendin Zgjedhor që u mbajt në orët e pasdites, të rinjtë e AAK-së në Gjilan, votuan duke e zgjedhur Labinot Hysenin për kryetar të ARK-së.

Hyseni, i cili deri tani ishte ushtrues-detyre, u propozua nga vet anëtarët e Aleancës së të Rinjve, që të merrte këtë post.

KKGJILAN

Hyseni ka premtuar se bashkë me të gjithë kryesinë dhe të rinjtë e AAK-së, do të angazhohen për të dhënë kontributin e tyre dhe për të përkrahur kryetarin e AAK-së Rexhep Kadriu për të fituar në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë./rajonipress/