Fundamenti

Labëri Dakaj: Të jesh arkitekt nuk nënkupton mësimin shabllon…

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Labëri Dakaj ka përfunduar studimet themelore në degën e Arkitekturës në UBT. Sot ajo i vazhdon studimet master në të njëjtën degë dhe në të njëjtin institucion.Teksa flet për revistën “UBT Alumni”, ajo thotë se arsyeja kyçe pse ka vendosur t’i fillojë studimet në UBT ka qenë cilësia e një universiteti, në mënyrë të avancimit në lëmin që ka zgjedhur si profesion të saj, i cili do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës.

Ajo thekson se, duke marrë parasysh se shkollimi në vendin tonë nuk është në shkallën e duhur, është e kënaqur që UBT ka arritur t’ia përmbushë kërkesat e saj për shkollim.

Rëndësi të madhe gjatë shkollimit trevjeçar u kam dhënë më shumë lëndëve profesionale gjë që vlen për t’u përmendur është praktika të cilën ne e kemi bërë gjatë vitit të tretë, e cila është më e nevojshme për arkitekturën, thekson Labëria, ndërsa shton se të jesh arkitekt nuk nënkupton mësimin shabllon, por ballafaqimin me realitetin tonë.

Uji Dea

“UBT ofron mundësi të shumta. Mjafton dëshira e studentit për të arritur atë që dëshiron, por jo pa u angazhuar dhe pa punuar rreth saj”, shton ajo.

Fillimi i studimeve ka qenë i vështirë, derisa jam ambientuar me programin dhe rrjedhën në UBT. Por, e kam pasur vullnetin e madh dhe dëshirën për të arritur rezultate të larta, thotë Labëria dhe shton: “Momentalisht jam duke vazhduar studimet Master prapë në UBT, si mundësia më e mirë në vend dhe në rajon. Edhe pse mundësitë për të vazhduar më larg UBT nuk na i ka mohuar, por UBT ishte zgjidhja ime. Studimet janë kyçe për zhvillimin e një individi. Duhet zgjedhja e duhur se kujt t’ia besosh ato”.

Pasi që i jam përkushtuar studimeve master, nuk jam duke punuar në një punë me orar të plotë, por kohë pas kohe merrem me ndonjë projekt në kompaninë “Euro Building” në Prishtinë, përfundon Labërie Dakaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.