ARKATANA

KZHE kërkon nga bizneset që të shfrytëzojnë mundësinë për të përfituar nga falja e borxheve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Zhvillim Ekonomik (KZHE), të hënën, në takimin e fundit për këtë vit, që e ka kryesuar Jehona Hyseni, ka miratuar planin e punës së Drejtorisë së linjës për vitin 2016, të cilin e ka prezantuar drejtori Agim Zuzaku, i cili njëherësh ka dhënë edhe një informatë për procedurat e faljes së borxheve për bizneset.

Bizneset e interesuara për faljen e borxheve deri në fund të vitit 2008, duhet të paraqesin një kërkesë në Qendrën për Shërbime të Qytetarëve, pasi të kenë identifikuar më parë obligimet e sakta për taksa komunale, në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik, ka thënë Zuzaku.

Borxhi i përgjithshëm që kanë bizneset për periudhën 2009-2014, që duhet të paguajnë bizneset, si kusht për të përfituar faljen, sipas Zuzakut, është 139 mijë euro. Deri tani janë bërë dy kërkesa për pagesë të borxhit me rata, që mundësohet pas nënshkrimit të një marrëveshje me obliguesin. Për borxhet që nuk shkojnë më shumë se 100 euro, do të nxirrret një vendim për faljen e kësaj shume, ka thënë ai.

Përndryshe, për vitin 2016 janë planifikuar të realizohen rreth 120 mijë euro të hyra nga biznesi. Siç dihet, shumica e bizneseve tashmë janë liruar nga taksat komunale.

ARKATANA

Jehona Hyseni, kryesuese e Komitetit, ka thënë se falja e borxheve të vjetra nga qeveria e Kosovës, është një lehtësim i mirë si për bizneset, ashtu edhe për qytetarët dhe i ka ftuar ata që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të lirohen nga një barrë e madhe që rëndon mbi ta prej disa vitesh.

Përndryshe, duke folur për objektivat e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, për vitin 2016, Zuzaku ka thënë se prioritet do të jenë investimet përmes partneritetit publiko-privat, në sektorët ku kjo formë e realizimit të projekteve është e mundur në pikëpamje ligjore, meqë nuk e ngarkon Komunën me obligime financiare dhe njëkohësisht është një mundësi e mirë për gjenerim të vendeve të punës dhe për zhvillim.

KZHE ka miratuar edhe planin e vetë të punës për vitin 2016, me disa plotësime./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.