Kyrian Nwabuze ia siguron fitoren Dritës
Gjilan – Në javën e 22-të, të Superligës së Kosovës në futboll, futbollistët e Dritës kanë shënuar fitoren e radhës, duke mposhtur Ferizaj me rezultat minimal 1-0.
Para fillimit të ndeshjes tifozët e Dritës, Intelektualët, kishin një mesazh solidarizues për aksidentin që ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, në mesazhin e tyre shkruhej,”Stay strong my City – Qëndro i fort qyteti im”.
Futbollistët e Dritës u deshtë të djersiten shumë për të arritur këtë fitore, që u solli tri pikë mjaft të vlefshme.
Futbollistët e Dritës filluan mjaft mirë ndeshjen ku patën 2 raste të mira për të shënuar, rastin e parë e pati Bujar Shabani në minutën e 8-të dhe Haxhineziraj në minutën e 10-të.
Golin e epërsisë, futbollistët e Dritës e arritën në minutën e 14-të, pas një veprimi individual, Kyrian Nwabuze me një goditje të bukur sjell skuadrën e tij në epërsi.
“Bardh e kaltërit” e Dritës, kishin mundësi të mira në pjesën e parë, por golin u’a mohoi portieri mysafirë Armend Blakçori..
Në pjesën e dytë, ndeshja u zhvillua kryesisht në mesfushë, ku Ferizaj tentoi të barazoj rezultatin por nuk ia arriti qëllimin.
Pas kësaj fitore, Drita përforcon pozitën e 4-të me 35 pikë, kurse Ferizaj mbetet në pozitën 10-të me 24 pikë, pozitë kjo që dërgon Ferizaj në barazh./rajonipress/


