Hidromorava

Ky pushtet rrëzohet me revolucion paqësor

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Politikanët aktualë mendojnë se si të vjedhin, e jo të punojnë për qytetarët.

Berisha: Vetëm qeveria e shpëtimit të kombit mund ta nxjerrë nga ky kolaps vendin

United Hospital

“Gjithnjë e më tepër po del në pah se gjendja do të përmbyset me revolucion, dhe jo me evolucion. Jemi tepër larg nga zgjedhjet e lira e demokratike. Vështir të besohet që edhe me ‘Vetëvendosjen’ në pushtet do të ketë zgjedhje të lira e demokratike. Ndoshta tek me pushtetin post-Vetëvendosje”, shprehet analisti Nexhmedin Spahiu

Kjo klasë politike që udhëheq me shtetin ka bërë dhe po bën shumë veprime të kundërligjshme në degradimin e shkatërrimin e plotë të shtetit të Kosovës. Këto parti politike jo vetëm që nuk kanë dhënë dhe nuk po japin ndonjë kontribut për zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve, por nga babëzia e pangopësia vetëm e kanë zhvatur e plaçkitur shtetin në vazhdimësi për 15 vjet, duke varfëruar tej mase qytetarët. Politikanët i kemi milionerë, disa edhe miliarderë, të cilët janë të lidhur me mafio-oligarkët, edhe atë vetëm duke zhvatur e plaçkitur buxhetin dhe asetet e shtetit, ndërkaq populli i pashpresë shikon se si të ikë sa më larg prej Kosovës me fëmijë e çanta në krah. Në fakt, këta politikanë që janë pasuruar në kurrizin e popullit shtetin e shohin si pronë të tyre, me të cilën bëjnë çka të duan. Pa dyshim, se për t’u ndalur kjo hajni, duhet që të shkohet në zgjedhjet e përgjithshme, ku duhet pasur shumë kujdes që mos të vidhen votat./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.