HW

Ky nuk banë – ai nuk banë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Demir Krasniqi – Parodi humoristiko – satirike

Jam zotëri – çiftin s’ e kam ,
Rri gjithë ditën si Kajmekam ,
N’ restorant kamën mbi kamë –
Prej sabahut tej n’ aksham !

Gja n’ këtë jetë, unë , nuk punoj –
Gjithë dynjanë i përgojoj !
Bash si Grof , unë , po jetoj –
Veç n’ hotel rri e pushoj .

Rri gjithë ditën n’ restorant –
E bajë nejen interesant !
Si Sherif , herë si Tarzan ,
Makiato pi me filxhan .

Pesëdhjetë cent n’ xhep nuk i kam ,
Paraqitem hijerëndë ,
Marr për goje krejt dynjanë –
Ky nuk banë e ai nuk banë !

Mbledh rreth vetit shumë shoqëri –
Ju mbajë ders si hoxhë n’ xhami ,
Ju shes mend , filozofi ,
Patriotizëm e histori !…

Politikën e njoh në gishta –
Nuk la njeri pa i ngjitë bishta !
Kallëzoj përralla e llokopendra ,
Trilloj ngjarje , trilloj rrena !…

Shes kanune, s’ i ndali llafet –
Gjithë shoqnija m’i paguajnë kafet !
Ky hajduk e ai kopuk –
Po luftojnë veç për kolltuk !

Ky me fakultet , ai analfabet ,
Ky laik e ai ekspert .
Ky akademik , ai fanatik ,
Ky besnik e ai armik !…

Ky spiun e ai tradhtarë ,
Ky lider e ai zagar !

KKVITI

Ky marksist , ai leninist ,
Ky enverist , ai stalinist !…

Ky titist , ai komunist ,
Bashkëpunëtor – kolaboracionist !…
Ky ballist , ai rugovist ,
Ky berishist , ai nanoist !…

Ky servil , ai serbofil ,
Ky katil , ai grekofil !
Ky thaçist , ai ramushist ,
Ky vrastar e ai fashist !…

Ky Karadak , ai drenicak ,
Ky i rrafshit , ai Gollak …
Ky llapjanë , ai opojanë ,
Ky shaljanë e ai pejanë !…

Ky gjilanli , ai rugovali ,
Ky malok , ai moravali …
Ky prizrenli , ai gjakovarë ,
Ky zorraxhi , ai kosovarë …

Ky po rrenë , ky po mashtron ,
Ky po vjedh , ky po tradhton…
Ky po fiton me tendera –
Krejt janë ba milionera !…

Po vjen kafja me filxhan –
Ky nuk banë e ai nuk banë !
Iku dita e praroi dielli –
Ndër shqiptarë mbeta ma i miri !

Gjilan, më 12.02.2006 .

Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.