Mobi Casa

Ky fëmijë që bëri bujë në të gjitha mediat botërore, ndërron jetë në kampin gjerman

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Ishte larguar nga Kosova për një jetë më të mirë në Gjermani. Familja nga Ferizaj ka humbur djalin e tyre dyvjeçar, Erisin, në një kamp të Gjermanisë. Nëna e Erisit ka treguar për “Zërin” se ka tre muaj që kishte emigruar në Gjermani për një jetë më të mirë, por ajo thotë se tash i është kthyer jeta në ferr.

“Kushtet që kemi në kamp të Gjermanisë janë të tmerrshme. Djali im fillimisht ka pasur temperaturë, pastaj kishte edhe dhimbje të këmbëve, por e tërë kjo e çoi në vdekje djalin tim”, tregon me lot në sy, Arjeta.

Ajo tregon se për një javë rresht kishte kërkuar ndihmë në spital për djalin e saj, por ndihma mungonte nga mjekët gjermanë.

United Hospital

“Kur shkova në spital më thanë që djali e ka lijën e ujit, mandej më dhanë një krem për të lyer djalin, dhe më thanë i kalon. Djali im ka vdekur shkaku i moskujdesit të mjekëve, sepse për një javë rresht kam kërkuar ndihmë për djalin po nuk na kanë marrë parasysh”, rrëfen Arjeta.

Arjeta më tutje ka treguar se jeta në kampet e Gjermanisë është e tmerrshme. Ajo ka thënë se frikësohet edhe për fëmijët e tjerë që mund t’iu ndodh e njëjta gjë, sepse papastërtia është zero.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.