Eko Higjiena

Ky është vendimi i Unitedit për Januzajn

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Louis Van Gaal, menaxheri i Manchester Unitedit, është i vendosur që ta rikthej në skuadër Adnan Januzajn në fund të këtij sezoni.

Adnan Januzaj nuk do të qëndroj në Borussia Dortmund pas këtij sezoni, raporton tabloidi britanik, Mirror,

Sipas këtij tabloidi, menaxheri i Manchester Unitedit, Louis Van Gaal është i vendosur që ta rikthej në skuadër kosovarin në fund të këtij sezoni.

Januzaj edhe pse është huazuar te ekipi gjerman deri në fund të këtij sezoni, ka marrë garanci nga strategu holandez se ka të ardhme të shndritshme me Manchester Unitedin, shkruan Gazeta Express.

Fundamenti

Sipas Mirros, Januzaj është tronditur kur ka dëgjuar se do të huazohet te Dortmund, por Van Gaal e ka qetësuar kosovarin duke i treguar se më herët njëjtë kishte vepruar me Tyler Blackett që e kishte huazuar te Celtic.

“Ka qenë një numër i klubeve të interesuar në blerjen e Januzajt, por të gjitha ato ofertat janë refuzuar. Ne nuk kemi pasur asnjë interes nga shitja e një lojtar i cili do të jetë pjesë e madhe e së ardhmes së Unitedit”, ka deklaruar një burim i klubit anglez për Mirror.

“Menaxheri e ka siguruar Januzajn se huazimi në Dortmund do ta ndihmoj që të zhvillohet. Blackettit i është dhënë e njëjtat garanci. Ai shihet si një lojtar i Manchester United. Nëse nuk do të kishte të ardhme për këta lojtar do të ishin shitur, dhe jo huazuar”, ka përfunduar burimi. /Express/