Fundamenti

Ky është ushqimi i grimcuar më i shëndetshëm në botë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nëse zakonisht pëlqeni të hani ushqime të grimcuara, nuk keni përse të hiqni qafe nga kjo shprehi. Por, duhet zëvendësuar ushqimet e dëmshme të grimcuara me ato të shëndetshme, për shembull me frutat me lëvozhgë të fortë, që pos se janë të shijshme, janë edhe të shëndetshme për trurin dhe organizmin në përgjithësi.

Mund të përcaktoheni për një përzierje ushqimesh si badem, arra, lajthi, fëstëkë apo mund të përcaktoheni vetëm për njërin prej tyre. Nëse dëshironi të zgjidhni një ushqim nga lista, që mbron zemrën, rregullon tretjen, forcon sistemin imun dhe e bën lëkurën më me shkëlqim, zgjidhni fëstëkët.

KKVITI

Fëstëkët janë shumë ushqyes dhe të shëndetshëm. Përmbajnë vitamina A, B6, C dhe E, që janë shumë të rëndësishëm për punën e zemrës, forcimin e sistemit imun, mbron nga rrezatimet e dëmshme, parandalojnë kancerin dhe e mbrojnë sistemin nervor. Janë të pasur me fibra dhe vitamina, që janë të domosdoshme për shëndetin e sistemit tretës. Janë përplot me magnez, hekur, kalcium, fosfor, zink, natrium, mangan, kalium dhe bakër.