Mobi Casa

Ky është sekreti për lënien e duhanit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Rreziqet e pirjes së duhanit i kemi ditur tash e sa dekada, por lënia e duhanit është ende proces tejet i vështirë për duhanpirësit.

Nëse jeni duke bërë të pamundurën për ta lënë duhanin, por nuk po mund ta arrini këtë, atëherë nuk jeni të vetmit.

Ekzistojnë miliona duhanpirës në botë, ndërkaq sipas statistikave, 60% e duhanpirësve në Mbretërinë e Bashkuar duan ta lënë duhanin.

Një pjesë e madhe e rasteve të vdekjeve ende ndërlidhen me pirjen e duhanit, prandaj lënia e duhanit është mënyra më e mirë për ta parandaluar vdekjen e parakohshme.

Në një intervistë për ‘Daily Star Online’, ekspertja Dr. Sarah Jarvis ka zbuluar mënyrën më të mirë për ta larguar këtë shprehi.

ARKATANA

Ajo ka thënë se mënyra më efikase për ta lënë duhanin është duke mos kërkuar fare kujdes profesional.

Në vend se të kërkoni ndihmë nga mjekët, ajo rekomandon të kërkoni ndihmë nga këshilluesit për lënien e duhanit dhe të përdorni terapi për zëvendësimin e nikotinës për t’i rritur shanset e lënies së duhanit.

Terapia me nikotinë përfshin produkte të ndryshme, si p.sh. çamçakëzë të cilët ju ndihmojnë ta ulni dëshirën për ta ndezur një.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.