UBT

“Ky është rreziku nëse Qeveria s’tregohet fleksibile për targat”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Analisti kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend dhe rajon, Ilir Ibrahimi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe faktori ndërkombëtar janë të shqetësuar për sigurinë e Kosovës dhe të rajonit prandaj po kërkojnë me kaq insistim shtyrjen e vendimit për targat, shkruan Express.

Ibrahimi thotë se nëse ekziston një rrezik kaq i madh dhe Qeveria s’tregohet fleksibile, atëherë s’duhet habitur kur KFOR e merr situatën nën kontroll në veri të Republikës.

Sipas tij një gjë e tillë nënkupton edhe riaktivizimin e Rezolutës 1244.

“Do të ishte mirë që qeveria para se të marrë ndonjë vendim definitiv, ta marrë e ta rilexojë atë rezolutë dhe ti sheh implikimet që i sjell ajo vend”, ka shkruar Ibrahimi.

Reagimi i plotë:

GRANDEMALL

Rreziku ndaj sigurisë në vend e rajon është shqetësimi kryesor i faktorit ndërkombëtar, sidomos atij amerikan.

Kjo është edhe arsyeja pse ka kaq insistim në shtyrjen e vendimit për targat.

Nëse rreziku është aq i lartë dhe nuk ka fleksibilitet nga Qeveria e Kosovës, atëherë mos të çuditemi që KFOR e merr situatën nën kontroll.

Kjo pastaj ka rreziqe tjera sepse e riaktivizon rezolutën 1244, të cilën e kanë mbajtur “nën tepih” sidomos miqtë amerikan.

Do të ishte mirë që qeveria para se të marrë ndonjë vendim definitiv, ta marrë e ta rilexojë atë rezoltutë dhe ti sheh implikimet që i sjell ajo vend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.