RCCOLA

Ky është qëndrimi i LDK-së për shndërrimin e FSK-së në FAK

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Është premtuar se Kosova do të bëhet me ushtri brenda një viti, por ende nuk ka ndonjë gjë zyrtare në këtë drejtim, madje as se kur do të sillet në Kuvend.

Qeveria e Ramush Haradinajt ka thënë se shndërrimi i FSK-së në ushtri do të jetë ndër prioritet e tyre, ndonëse nuk dihet se sa vota do i kenë në Parlament.

Indeksonline ka kontaktuar deputetin e LDK-së, Anton Qunin, për të parë qëndrimin e tyre sa i përket votimit të këtij ligji.

Quni me këtë rast tha se është e domosdoshme që FSK të shndërrohet në FAK. Ndërsa, sa i përket qëndrimit të LDK-së, ai është shprehur se LDK do të kontribuoj që Kosova të bëhet me ushtri me standarde të NATO-s.

Uji Dea

“Për të u përmbushur sektori i sigurisë me te gjitha komponentët e saja është me se e domosdoshme edhe krijimi i ushtrisë se Kosovës, ne rastin konkret transformimi i FSK-se ne FAK. LDK-a edhe si parti opozitare do te kontribuoj qe sa me shpejt FSK-ja të transformohet ne ushtri me kapacitet e plota sipas standardeve te NATO-s”, tha Quni.

Ndonëse pjesë e Qeverisë, Lista Serbe ka konfirmuar se nuk do e votojë ligjin për ushtri.

Quni për këtë gjë tha se nëse është nevoja do insistojnë tek autoritetet përgjegjëse që ky proces të bashkërendohet me NATO-n dhe SHBA-të.

“Duke e ditur qëndrimin e Listës Serbe ne kërkojmë dhe insistojmë tek autoritetet përgjegjëse se ky proces te bashkërendohet mire me NATO-n dhe ne veçanti me SHBA-n si garantues se FAK-u do te jenë force profesionale në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe besimi, qe do te janë faktor paqeje ne rajon dhe ne partneritet te ngushte me NATO-n”, shtoi tutje Quni./Indeksonline/