Fundamenti

Ky është Projekti madhor i Lutfi Hazirit për ujin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan dhe njëkohësisht kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka një plan të detajuar e madhor për zgjidhjen përfundimtare të problemit të ujit në Gjilan.

Ai e vlerëson ujin si nevojë jetike të vendit, prandaj shprehet se ishte i gatshëm të përballej me sfidat e mëdha gjatë ideimit të këtij projekti me kusht që ai të bëhet, duke e vlerësuar kështu rëndësinë e tij dhe të çështjes së ujit në përgjithësi.
“Uji është nevojë jetike e zhvillimit. Prandaj, kemi nisur projektin e madh FLOWS i cili përfshin shtimin e resurseve ujore deri në 40 litër për sekondë, instalimin e gypave të rinj, ndërrimin e gypit kryesor nga FPU Përlepnicë deri në kryqëzimin e rrugës qarkore, rezervuarin e ri 3 mijë metra kub, ujëmatësit zonalë e SMART, programin për zvogëlimin e humbjeve në rrjet si dhe përmirësimin e sigurisë së digave në Përlepnicë dhe Livoq të epërm.

ARKATANA

Përveç kësaj, do të bëhet edhe studimi i fizibilitetit për resurse të ujit të pijes në lumin Llapushnica dhe Morava e Binçës.
Gjilani i së ardhmes e ka të zgjidhur problemin e ujit të pastër përfundimisht dhe është destinacion për investime e zhvillim”, ka thënë kryetari Haziri.
#Lutapertegjithe

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.