Eko Higjiena

Ky është plani i Opozitës në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Thellimi i krizës politike në vend, ka ndikuar që partitë politike në Kosova ta shqyrtojë si mundësi reale edhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.Derisa opozita e ka krijuar një front të përbashkët, ku janë bashkuar Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, liderët opozitarë kanë theksuar se nuk përjashtohet opsioni që në zgjedhje të kemi një listë të përbashkët zgjedhore.

Telegrafi mëson nga një burim brenda opozitës së bashkuar, se veçanërisht LVV-ja është e interesuar dhe po punon që kjo listë të përbëhet edhe nga anëtarë të shoqërisë civile, figura të shquara në shoqërinë kosovare dhe parti tjera më të vogla, që janë pjesë e skenës politike kosovare.

Ky burim i ka thënë telegrafit se “figurat që po tentohen të bëhen pjesë e kësaj liste do të jenë profesionistë të dalluar, dhe persona që nuk kanë dosje kriminale”.

Personalitetet që do të bëheshin pjesë e listës zgjedhore të opozitës së bashkuar, do të jenë si listë e veçantë brenda opozitës së bashkuar.

I pari i VV- së, Visar Ymeri, në intervistën dhënë Telegrafit në fundvit, ka thënë se ata si lëvizje janë të interesuar ta kenë një front shoqëror (listë zgjedhore) që, përveç partive politike sipas tij, përbëhet edhe nga shoqëria civile dhe personalitete të shquara.

“Ekziston mundësia e arritjes së marrëveshjes, pa çka se nuk ka asgjë konkrete. Renditja dhe pozicionet brenda listës zgjedhore do të vendoseshin sipas madhësisë së subjektit politik dhe konsistencës politike”, ka thënë ai.

KKVITI

Besa Luzha nga Fondacioni Gjerman “Friedrich Ebert Stiftung”, duke folur për listën zgjedhore në të cilën do të mund të përfshiheshin edhe anëtarë të shoqërisë civile dhe figura të shquara, ka theksuar se mendon që kjo do të sillte një zhvillim interesant në garën politike.

Ajo ka thënë se nëse duam të ndryshojmë pak skenën politike, në zgjedhjet e ardhshme, me ligjin e njëjtë zgjedhor, të pandryshuar, e vetmja mundësi është që opozita e bashkuar sipas saj, të formojë një koalicion të madh kundrejt pozitës aktuale, koalicionit LDK-PDK, dhe të shohim se çfarë po zgjedh populli.

Sipas saj, nëse populli zgjedh që të provojë ndryshimin me opozitën e bashkuar, shtoja këtu edhe mundësinë që kësaj liste t’i bashkohen edhe personalitete të shquara shoqërore, atëherë do të ndodhte ndryshimi.

Pastaj, opozita do të duhej të mbante përgjegjësinë për përmbushjen e synimeve që ata po i promovojnë, drejtësi, zhvillim, sovranitet, etj.

“Pra populli duhet të zgjedhë në mes të dy blloqeve. Pra pak e komplikuar, por kësaj here me të vërtetë populli duhet të marrë pjesë në votime dhe ta thotë fjalën e tij. Zgjedhja që bëjnë do të jetë vendimtare për të ardhmen e këtij vendi”, ka theksuar Luzha.

Ndryshe, partitë në pushtet PDK dhe LDK kanë thënë se Qeveria e Kosovës i ka numrat dhe e ka legjitimitetin e mjaftueshëm për të vazhduar deri në fund të mandatit, opozita e bashkuar ka kërkuar largimin e kësaj qeverie me pretekstin se kanë nënshkruar dhe po lejojnë implementimin e marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën – marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe ajo për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi. /Telegrafi/