Uji Dea

Ky është Nëntori i Sokol Halitit, e stolisë qytetin sikur të ishte Vlora e Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kjo ditë historike është simbol i krenarisë sonë kombëtare, i unitetit dhe identitetit tonë. Ajo na frymëzon të ecim përpara me përkushtim e vendosmëri për zhvillimin e komunitetit tonë dhe të vendit thuhet në urimin e Sokol Halitit.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë dhe bashkëkombës shqiptarë kudo që ndodheni,

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për këtë datë të shenjtë që na bashkon dhe na kujton sakrificat e të parëve tanë për liri dhe pavarësi.

Kjo ditë historike është simbol i krenarisë sonë kombëtare, i unitetit dhe identitetit tonë. Ajo na frymëzon të ecim përpara me përkushtim e vendosmëri për zhvillimin e komunitetit tonë dhe të vendit.

Në kuadër të kësaj feste, Komuna e Vitisë ka përgatitur një program të veçantë aktivitetesh:

• Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Viti – ora 10:00

• Koncert festiv për 28 Nëntor nga AKV “Kemajl Azizi” dhe Kori i Qytetit, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” – ora 11:00

Uji Dea

• Zbulimi i shkronjave të UÇK-së në fshatin Radivojc – ora 17:00

Ju ftoj që së bashku të marrim pjesë dhe ta festojmë me dinjitet këtë ditë të madhe kombëtare.

Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar!

Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe shqiptarët kudo që ndodhen.

Sinqerisht,

Sokol Haliti

Kryetar i Komunës së Vitisë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.