Hidromorava

Ky është muaji kur Kosova pritet të marrë rekomandimin për vizat

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Përfaqësues të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, por edhe ekspertë të kësaj fushe presin që në qershor të këtij viti të jepet rekomandimi nga ana e KE-së për heqjen e vizave për Kosovën. Por, zyrtarë të Komisionit Evropian i kanë deklaruar “Zërit” se për heqjen e vizave duhet luftuar krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Premtimet se Kosovës do t’i hiqen vizat nga Bashkimi Evropian (BE) nisën gati para një dekade, duke filluar nga viti 2010.

Por, tek pas tetë vjetësh pritet që nga BE-ja të merret një rekomandim për liberalizimin, i cili sipas drejtuesve të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane pritet të jetë pozitiv, shkruan më tutje “Zëri”.

Uji Dea

Sipas tyre, një gjë e tillë do të ndodhë në muajin qershor, pasi në muajin që vjen (maj) pritet që në Kosovë të qëndrojë një delegacion i BE-së, i cili nga institucionet e vendit do të marrë të dhëna mbi atë se sa është punuar drejt përmbushjes së kushteve për heqjen e vizave.

Më pastaj ky delegacion do t’i dërgojë të dhënat tek institucionet e BE-së, për të dalë më tej me një rekomandim (vendim) për heqje ose jo të vizave.

Në anën tjetër, nga Komisioni Evropian i kanë thënë gazetës “Zëri” se deri në ditën e miratimit të propozimit nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, pos Demarkacionit duhet të përmbushet edhe kriteri i 95-të, përkatësisht luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.