Fundamenti

Ky është mobilizimi i jashtëzakonshëm i rinisë së LDK në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në kuadër të takimeve mobilizuese për zgjedhjet e 17 tetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan po i vazhdon takimet maratonike me të gjitha strukturat.

Një takim i tillë është mbajtur sot nga kryesia e Forumit të Rinisë.

Mobi Casa

Bartësi i listës fituese të LDK në Gjilan, Avdyl Aliu, në emër të Shtabit Zgjedhor të Degës, ka përgëzuar Forumin e Rinisë për punën, angazhimin dhe mobilizimin e jashtëzakonshëm, për ta bërë fitoren e madhe të kryetarit, Lutfi Haziri dhe listës së 38 kandidatêve për asamble.

Gentrit Murseli, kryetar i FR të LDK në Gjilan dhe kandidat për asamble, ka konfirmuar se i kanë intensifikuar vizitat në terren dhe me ritëm edhe më të madh do të vazhdojnë me punë e angazhim maksimal deri në fitoren plebishitare më 17 tetor./rajonipress/