UBT

Ky është lojtari që ka shënuar gol për dhe kundër Kosovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Amir Rrahmani mori duartrokitjet e rreth gjashtë mijë shikuesve që ishin mbledhur, të hënën mbrëma në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë për të përcjellë ndeshjen miqësore Kosova – Letonia.

Ai shënoi golin e barazimit 1:1, pak kohë pasi mysafirët avancuan. Shënoi me kokë në minutën e 13-të pas harkimit të Bernard Berishës.

Për Rrahmanin ishte goli i parë me fanellën e përfaqësueses së Kosovës në një stadium të Kosovës. Jo edhe i vetmi. Duartrokitje edhe më të mëdha se në Mitrovicë, kishte marrë para dy vjetësh në stadiumin e qytetit të Prishtinës – nga rreth 20 mijë tifozë, shkruan KD.

FIDANISHTJA

Por, atëbotë pati shënuar kundër Kosovës – me fanellën e Shqipërisë në miqësoren e luajtur më 13 tetor 2015 (2:2) në stadiumin e qytetit të Prishtinës dhe kjo e bën lojtar të veçantë.

Ka pak ose asnjë lojtar në botë që kanë shënuar kundër një përfaqësueseje, e më pas të jenë kthyer për të luajtur për të. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.