Ky është ilaçi popullor që ngroh dhe ‘përzë’ sëmundjet
Në shumë hapësira të vendeve tona, rakia e zier përdoret si ilaç popullor kundër gripit, por edhe kundër shumë sëmundjeve të tjera, e në mënyrë të hatashme e ngroh organizmin gjatë stinës së dimrit. Nëse dëshironi që rakia të jetë më e butë, atëherë duhet ta zieni për periudhë më të gjatë kohore.
Përbërësit:
250 dl raki vendore, 4 lugë të mëdha me sheqer, 100 dl ujë.
Përdorimi:
Në një enë hidhni sheqerin dhe e vëni në pllakë të nxehtë derisa të marrë ngjyrë karamele. Pastaj, shtoni rakinë dhe ujin, dhe e lini të zihet. E shërbeni derisa të jetë e ngrohtë.
Këshillë:
Dikush pëlqen që në ilaç të shtojë edhe karafil. Nëse rakia është e fortë, mund të shtoni më shumë ujë. Nuk është keq që të vlojë paksa në mënyrë që alkooli të avullohet.
(Kosova Sot)


