Uji Dea

Ky është Gjilani ynë, Gjilani Evropian?

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në rrugën Gjilan – Prishtinë ndodhet fotoja e parë dhe tjetra dikund pas stacionit të autobusëve. Epo ky është Gjilani ynë dhe nganjëherë harrojmë se ku jetojmë.

Kushtrim Kadriu asamblisti më aktiv ka postuar disa foto me pamje shëmtuese për qytetin e Gjilanit.

“Ky është Gjilani ynë” ka shkruar Kushtrim Kadriu, derisa fotot janë realizuar në rrugën Gjilan – Prishtinë dhe tjetra pas stacionit të autobusëve.

Mobi Casa

Në Gjilan ka lagje që ende nuk është investuar ndërsa qeverisja komunale ende po merret me politika nacionale, e të cilat fare nuk i interesojnë gjilanasve.

Epo ky është Gjilani ynë e nganjëherë harrojmë se ku jetojmë dhe mësohemi edhe më këto gjëra të shëmtuara./rajonipress/