Ky është Avdijaj, sulmuesi me 42 gola për stinor
Donis Avdijaj është supersulmuesi kosovar, i cili në stinorin e ri pritet të aktivizohet në Bundesligë me Schalken.
Një e ardhme e ndritur është duke e pritur supertalentin kosovar, Donis Avdijaj.
Ky i fundit është përfshirë në skuadrën parapërgatitore të Schalkes për stinorin e ri, teksa pritet të fitojë minuta në edicionin e ri në Bundesligë.
Mirëpo, kush është Avdijaj? Ai para një viti ishte në qendër të vëmendjes së mediave gjermane me golat e tij të shumtë.
Sa ishte pjesë e Schalkes U17, ai arriti që për një stinor të vetëm të shënonte plot 42 gola, duke qenë në një mesatare efikasiteti me yjet si Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.
Ai më pas luajti me Schalken U19, teksa tani po stërvitet me skuadrën e parë të gjigantit gjerman.
Avdijaj ka një klauzolë largimi në kontratën e tij plot 50 milionë euro, duke qenë talenti më i vlefshëm në Gjermani.
Kosovari për momentin është pjesë e grupmoshave të Përfaqësueses së Gjermanisë.