UBT

Ky do të jetë moti për sot dhe nesër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë fundjavës, më 4 dhe 05.07.2026, do të mbajë mot me diell dhe intervale me vranësira të pakta.

Të shtunën, më 04.07.2026, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 22 deri në 25 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore ”- thuhet në njoftim.

Kurse, të dielën, më 05.07.2026, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë ndërmjet 24 dhe 27 gradë Celsius.

Uji Dea

“Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare nga kuadrati verior”- përfundon njoftimi.

Po sipas Institutit, kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe për kryerjen e punimeve sezonale në ara, pemishte dhe vreshta.

“Temperaturat e këndshme dhe moti kryesisht i thatë do të mundësojnë zhvillimin normal të bimëve. Korrja dhe shirja e grurit tashmë kanë filluar në shumicën e rajoneve të Kosovës. Kushtet e parashikuara meteorologjike, me mot kryesisht të thatë, temperatura të përshtatshme dhe mungesë të reshjeve, janë të favorshme për zhvillimin pa pengesa të këtij procesi”- thuhet në njoftim.

Instituti iu rekomandon fermerëve që korrjen ta organizojnë gjatë orëve me lagështi më të ulët të ajrit, ndërsa pas korrjes të sigurojnë tharjen dhe ruajtjen e duhur të kokrrës, në mënyrë që të ruhet cilësia e prodhimit dhe të shmangen humbjet gjatë magazinimit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.