Hidromorava

KV “Gjilani” prezantohet në mënyrë dinjitoze në Kavajë të Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – AKV “Gjilani” ka përfaqësuar Kosovën në Festivalin e -I-rë të folklorit në Kavajë – Shqipëri. Pas aktiviteteve dhe sukseseve të shumta të kohëve të fundit, me ftesë të Ministrisë së Kulturës, të Republikës së Shqipërisë, AKV “GJILANI” ishte pjesë edhe e Festivalit të këngës dhe valles shqipe i cili u mbajt për herë të parë në Kavajë të Shqipërisë.

Me një kolazh këngësh dhe vallesh të luajtura nga artistët e Ansamblit me përkushtim të madh, me valle të Karadakut të prierë nga valltari i mirënjohur Rifat Idrizi, dhe kolazh vallesh koreografike të punuara nga Qemajl Musliu dhe Arta Paspali, të orkestruara nga mjeshtri gjilanas Murat Ismajli nën shoqërimin e orkestrës profesioniste, dhe këngëtarët gjilanas: Qemajl Musliu, Nehat Ferati, Eronita Qerimi dhe Adnan Leka, dhanë gjithçka nga përvoja e tyre për të paraqitur sa më mirë vlerat e tona kombëtare dhe për ta kënaqur publikun artdashës që ishte në masë të madhe prezent.

ARKATANA

Këto ngjarje kulturore janë shumë të domosdoshme për ruajtjen dhe kultivimin e këngës dhe valles sonë, një falënderim të veçantë për organizatorët për pritjen e jashtëzakonshme dhe që kanë arritur me shumë mund të mbahet ky festival në qytetin e Kavajës.

ANSAMBLI GJILANI po vazhdon përgatitjet në kushte jo të mira për programet e ardhshme sepse kemi disa ftesa, por do të shikojmë mundësitë financiare nëse do të kemi mbështetje nga institucionet tona thuhet në njoftimin e kryetarit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “GJILANI”, Nehat Ferati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.