UBT

KV Drita përforcohet me dy volejbolliste ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani pas rezultateve në Kupat Evropiane dhe në prag të fillimit të stinorit të ri është përforcuar me dy volejbolliste njërën nga Maqedonia e tjetra nga Bullgaria.

Skuadra e Dritës së pari ka liruar dy volejbollistet ndërkombëtare nga klubi Ortegën nga Brazili dhe Richardson nga SHB –të.

Fanellën e Dritës tani e tutje do ta mbron volejbollistja nga Bullgaria Tereza Ivanova e cila luan në pozitën pasuese këtë volejbolliste kemi pas rastin ta përcjellim në Ligën e Kampionëve tek skuadra Mariza Plovdiv kur ishin takuar Drta dhe Mariza.

ARKATANA

Përforcimi tjetër tek “”bardh e katërtit” e Dritës është volejbollistja Tea Bodrozha e cila kishte filluar karrierën në Rabotniqki të Shkupit, duke vazhduar edhe në disa skuadra tjera në Vardar e Kometal Bodrozha luan në pozitën qendër.

Lidhur me këto përforcime trajneri i Dritës Lorik Ilazi ka thënë se duam që skuadrën ta përforcojmë me disa volejbolliste cilësore këto dy volejbolliste janë mjaftë cilësore kanë një përvojë mjaft të mirë në lojën e volejbollit dhe janë më së të nevojshme për skuadrën tonë duke e ditur se ne prapë do të jemi në arenën ndërkombëtare, por ne kemi edhe aspiratat tona si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.