ARKATANA

KV Drita fiton ndeshjen e parë të “play-off”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, në konkurrencën e femrave ka fituar ndeshjen e parë të play-offit në volejboll ndaj ekipit ferizajas Fer Volley me rezultat të pastër 3:0 në sete.

Vashat gjilanase të njëjtin ekip e kishin mundur edhe në finale të Kupës së Kosovës, por në atë ndeshje hasën në rezistencë më të madhe, ngase ndeshja ishte zhvilluar në pesë sete.

Në setin e parë, ferizajaset janë kufizuar në 20 pikë e vashat nga Gjilani kishin përkrahjen e madhe edhe të “Intelektualëve”, që kishin ardhur në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selisha – Petriti” në Gjilan.

FIDANISHTJA

Në këtë set janë dalluar amerikania Harvey dhe Avdyli, të cilave u ndihmuan shumë edhe Hoxha, Prenga, Shabani, pranuesja Kruti dhe pa dyshim pasuesja turke Ipek. Edhe në setin e dytë, kryetrajneri nuk e ndërroi ekipin dhe ferizajeset arritën vetëm një pikë më shumë 21.

Ngjashëm ishte edhe në setin e tretë, kësaj radhe lojtaret e Dritës fare nuk e vunë në pikëpyetje këtë ndeshje.

Drita – Fer Volley 3:0 (25:20, 25:21, 25:21) Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Ferizaj këtë të enjte në Palestrën “Bill Clinton”, kurse kampion do të shpallet ekipi që arrin tri fitore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.