UBT

Kuvendin e pret sesion i ‘nxehtë’

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kuvendi i Kosovës që në fillim të sesionit të punës të vitit 2016 do të ballafaqohet me shumë sfida: kthimin e normalitetit në këtë institucion, zgjedhjen e presidentit, çështjet legjislative të Gjykatës Speciale, themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, etj.

Duke i pasur parasysh të gjithë këto, analistët Albert Krasniqi dhe Ilir Fetahu kanë kërkuar që përfaqësuesit e partive parlamentare në fillim të këtij sesioni të dialogojnë ndërmjet vete në mënyrë që në Kuvend të kthehet debati.

Uji Dea

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë për gazetën ‘Epoka e re’ se sesioni vjeshtor i Kuvendit nuk ka qenë efektiv në përmbushjen e agjendës legjislative.

Edhe analisti politik, Ilir Fetahu ka vlerësuar se sesioni pranveror do të jetë sfidues për Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/