Fundamenti

Kuvendi voton për përfshirjen e Blerim Shalës në dialog me Serbinë

/ 2 minuta lexim

Deputeti Blerim Shala është votuar për të qenë pjesë e delegacionit qeveritar në bisedimet Kosovë-Serbi.Me 56 vota për, 1 kundër dhe 4 abstenim ka kaluar propozimi i PDK’së dhe LDK’së.

Megjithëkëtë, deputeti i PDK’së, Nait Hasani, ka kundërshtuar votimin e Blerim Shalës për koordinator të dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se s’ka pse të votohet Shala për të qenë pjesë e institucioneve qeveritare pasi e ka një pagë në Kuvend.

RCCOLA

Emërimi i Shalës në pozitën e anëtarit të Qeverisë në dialog me Serbinë nuk është mbështetur ne asnjë pikë të Rregullores së Punës së Kuvend dhe as në ligje e Kushtetutë.

Me Kushtetutë deputetët nuk lejohen të kenë pozita tjera në institucionet shtetërore. Ose në rast se dikush bëhet pjesë e Qeverisë atëherë deputeti jep dorëheqje dhe mbanë vetëm funksionin qeveritar.

Në legjislaturën e fundit, Shala ishte dekretuar nga Presidentja që të marrë pjesë në procesin e dialogut. Edhe në atë kohë opozita pati paralajmëruar se dekretin e Presidentes do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese, por se një veprim i tillë s’është bërë asnjëherë.