ARKATANA

Kuvendi, vetëm 19 për qind aktiv

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kuvendit të Kosovës i ka mbetur edhe një muaj deri në përfundim të sesionit pranveror, por përmbushja e agjendës legjislative vazhdon të jetë larg synimeve. Sipas platformës për monitorimin e Kuvendit “Vota Ime”, Kuvendi ka realizuar vetëm 19 për qind të agjendës legjislative, kur ka mbetur edhe një muaj deri në përfundim të sesionit pranveror.

Deputetët dhe monitoruesit e Kuvendit kanë kritika për mbajtjen e seancave të rralla që po mbahen. Edhe monitoruesit e punës së legjislativit kanë kritika për humbjen e dinamikës së nevojshme të punës nga organi më i lartë ligjvënës.

As këtë javë Kuvendi nuk do të zhvillojë seancë plenare, pavarësisht se një numër i projektligjeve është duke pritur për shqyrtim.

ARKATANA

LEXO EDHE: Deputetët e Kosovës 2000 euro pagë – të Serbisë 840 euro

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë për “Zërin” se për seancën e radhës momentalisht janë të gatshëm për shqyrtim “Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës, Shqyrtimi i Raportit të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015, Shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015 dhe Emërimi i anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, ndërsa 20 projektligje të tjera janë në procedurë. 5 projektligje presin për shqyrtim të parë, pas shqyrtimit në parim nga komisioni funksional. Një Projektligj për ratifikim të Marrëveshjes Ndërkombëtare ende nuk i plotëson kushtet për procedim në seancë plenare (është proceduar në Kuvend më 21.06.2016), derisa janë 14 projektligje në procedurën e shqyrtimit në komisionet funksionale”, ka thënë Krasniqi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.