Fundamenti

Kuvendi të kërkojë shkarkimin e Thaçit

/ 7 minuta lexim
Eco Higjiena

Quinti është i qartë në paralajmërimin diplomatik për puçin kundër Speciales

Analistët e skenës politike kosovare, politologë e specialistë të kësaj fushe, paralajmërojnë për pasojat e rënda që do të ketë Republika e Kosovës, në rast se puçi i liderëve kosovarë kundër Gjykatës Speciale do të ketë sukses. Analistët thonë se është shfuqizimi i Ligjit për Dhomat e Veçanta akt i shpërbërjes së shtetit, që do të pasohet me riaktivizim të Rezolutës 1244 dhe vendim që Kombet e Bashkuara të veprojnë kundër vendit tonë, duke marrë vendime për involvimin e drejtësisë ndërkombëtare. Analisti Gurakuç Kuçi, politolog, tha për “Kosova Sot”, se vendet e Quintit ishin të qarta në deklaratën e tyre dhe shkuan përtej vendimit potencial për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. “Ndër të tjera, ata folën edhe për pasojat afatgjata të veprimeve në interes të një grupi njerëzish. Kjo deklaratë u drejtohej edhe qytetarëve të Kosovës, se veprimet e disa politikanëve prodhojnë izolim dhe dështim për shtetin e Kosovës, që do t’i vuajnë qytetarët më së shumti dhe jo politikanët, sikur sanksionet ndaj Irakut të Sadamit, që i vuanin qytetarët përderisa regjimi forcohej “, potencoi ai. “Gjykata prek pas luftën dhe shanset i ka për zgjerim edhe pas vitit 2000, deri me shpalljen e pavarë- sisë dhe këtu e kanë brengën politikanët”, u shpreh Kuçi.

Ultimatumi ndërkombëtar

Analisti Skënder Mulliqi tha për “Kosova Sot” se reagimet e vendeve të Quintit rreth tentim-shfuqizimit të Gjykatës Speciale tashmë e kanë marrë formën e ultimatumit. “Edhe një zyrtarë i lartë amerikan reagoi duke thënë së Amerika nuk do ta pengojë formimin e një Gjykate Speciale nga OKB-ja, kur dihet se Rezoluta 1244 ende është në fuqi. Të gjitha këto kritika shumë të rrepta, të cilat u publikuan edhe në gazetën prestigjioze amerikane ‘Uashington Post’, nuk po kuptohen ose nuk po dëshirohen të kuptohen seriozisht “, u shpreh ai. “Përpjekjet e vazhdueshme për anulim të punës së Gjykatës, të cilën vetë e kemi pranuar që në vitin 2015, veç kush nuk dëshiron ta pranojë se janë të rrezikshme për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Ne jemi një vend i vogël, që pa ndihmën e miqve tanë vështirë se do të mbijetojmë në këtë fazë të tranzicionit dhe me të gjitha këto probleme të grumbulluara politike dhe të natyrës ekonomike-sociale, dhe kur dihet se jemi të rrethuar në katër anët më armiqtë tanë shekullorë”, potencoi Mulliqi. Sipas tij, është mashtrim i madh, nëse dikush mendon se lehtë do të bëhet shfuqizimi i një marrëveshjes ndërkombëtare, kur dihet për investimet që janë bërë lidhur me formimin e Gjykatës nga BE-ja dhe nga Amerika. “Pastaj, faktori ndërkombëtar ka edhe mekanizma të tjerë të veprimit, kur dihet së në Kosovë ende janë prezente forcat e KFOR-it dhe EULEX-i”, vijoi më tej Mulliqi.

Shfuqizimi është i pamundur pa ndryshime kushtetuese

Kurse eksperti Arsim Haziri, për “Kosova Sot’, tha se përpjekja për t’i shpëtuar gjykimit ndërkombëtar, politikën tonë është duke e shtyrë të ndërmarrë çfarëdo veprimi, madje edhe që ndikojnë në kthimin e sovranitetit ndërkombëtar në Kosovë, po ashtu edhe në suspendimin e sovranitetit shtetëror, si dhe shumë elemente çka e zhbëjnë shtetësinë tonë. “Veprimet e fundit të trinomit politik edhe njëherë shprehin frikën që e kanë nga kjo Gjykatë, veçanërisht kur është përfolur se subjekt i kësaj drejtësie ndërkombëtare janë edhe ‘peshqit e mëdhenj’, që njëherësh po e mbajnë peng për afro dy dekada vendin dhe të ardhmen e tij”, theksoi ai.

UBT

Sipas Hazirit, veprimi i tyre është i padrejtë dhe në tërësi arsyeton për masën e elementeve kriminale gjatë viteve. “Ky pretendim i tyre nuk merr parasysh efektet negative që mund t’i prodhojë, natyrisht as izolimin e ndëshkimin që mund ta bëjnë shtetet e Quintit kundrejt gjendjes aktuale, si dhe të ardhmes evropiane. Gjykoj se trinomi politik njëherësh edhe antikombëtar nuk do të kenë as guximin e plotë, as mbështetjen parlamentare për ta shfuqizuar Ligjin për Specialen”, shprehet ai. “Këtë madje e pamundë- son edhe e bën që të mos jetë në favor të kësaj skene politike edhe kategorizimi i kësaj çështjeje, që është objekt i Kushtetutës. Për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale përfundimisht kërkohet edhe votimi i dyfishtë, pra detyrimisht kërkohet edhe votimi i minoriteteve pakicë. Shtetet e Quintit përmes një komunikate publike kanë deklaruar se nëse arrihet të fuqizohet një çështje e tillë, atëherë përfundimisht për Kosovën dhe të ardhmen e saj do të prodhohen efekte negative”, shpjegoi analisti Haziri.

Përvjetori i zymtë

Analisti Florim Zeqa, për “Kosova Sot”, tha se në përvjetorin e 10-të të pavarësisë, shteti rrezikon ri-kthimin nën Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila e njeh Kosovën pjesë integrale të Serbisë. “Vënia e fatit personal të liderëve shtetërorë, respektivisht e kryeministrit Ramush Haradinaj, presidentit Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli para interesit të shtetit është lojë e tepër e rrezikshme, e cila, përveçse do të vërë në pikëpyetje marrëdhëniet me shtetet e Quintit, gjegjësisht me Amerikën, Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë, mbi të gjitha rrezikon të ardhmen e shtetit tonë, të arriturës më të madhe kombëtare në shekullin e fundit, e arritur e përbashkët kjo me miqtë ndërkombëtarë”, u shpreh ai. “Në rast se puçi i liderëve kosovarë kundër Gjykatës Speciale do të ketë sukses, atëherë pasojat për shtetin do të jenë të pariparueshme dhe konsekuencat tepër të gjata për qytetarët e vendit “, potencoi Zeqa. Sipas tij, për shfuqizimin eventual të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, përgjegjësia në radhë të parë duhet të kërkohet nga presidenti i shtetit Hashim Thaçi, i cili derisa ishte në postin e kryeministrit të vendit e solli Specialen nën presionin e paparë kundër deputetëve të partisë së tij dhe vartësve të tjerë të tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës. “Pa dashur të lëshohem në “arsyet” që e shtyn Thaçin që të ndërrojë mendje ndaj Speciales, në momentin që hedhet në votim ligji, nga deputetët duhet të kërkohet shkarkimi i menjëhershëm i presidentit Hashim Thaçi, nën akuzat për tradhti kombëtare, rrezikim të shtetit dhe jetës së qytetarëve. Nga përgjegjësia nuk duhet të lirohen as ata deputetë që asokohe e votuan Gjykatën Speciale, ndërsa tani janë të gatshëm t’i vënë flakën vendit për mbrojtjen e interesave të liderëve partiakë”, tha Zeqa.

Sipas tij, aq serioze është situata, saqë edhe mediumet më të fuqishme botërore, siç është “The Washington Post”, etj., kanë raportuar për flakareshat e rënda të shteteve të Quintit ndaj liderëve shtetërorë të Kosovës.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.