HW

Kuvendi shqyrton mandatin e Thaçit në dialogun me Serbinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kuvendi i Kosovës nesër pritet të shqyrtojë projekt-platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Deputetët pritet të vendosin nëse do të ia japin tutje besimin presidentit Hashim Thaçi, që në cilësinë e presidentit të Kosovës, të përfaqësojë Kosovën në bisedimet me Serbinë që po mbahen me lehtësimin e Brukselit dhe që pritet të përfundojnë brenda këtij viti me një marrëveshje kornizë me detyrime ligjore për të dyja palët.

GRANDEMALL

Partitë opozitare tashmë janë shprehur kundër vazhdimit të dialogut pa pasur një raport vlerësues në lidhje me rezultatin e deri tanimë të dialogut që po vazhdon tanimë për pothuajse gati një dekadë. Si dhe janë shprehur kundër vazhdimit të përfaqësimit të Kosovën nga presidenti Thaçi.

Shqyrtimi i projekt-platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, është pika e 24-të në rendin e ditës së seancës plenare të Kuvendit që pritet të mbahet nesër duke filluar nga ora 10:00 në Kuvend./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.