United Hospital

Kuvendi pritet t’ia përplasë Qeverisë Projektligjin e falsifikuar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kuvendi i Kosovës pritet t’ia përplasë Qeverisë Projektligjin që i bën palë komunat në procesin e shndërrimit të “Trepçës” në ndërmarrje publike, shkruan sot Koha Ditore.

Shkak është dyshimi i bazuar për falsifikim të tij.

Gazeta ka raportuar të premten se si është ndërhyrë në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, para se ai të dërgohej në Kuvend.

United Hospital

Fjalët “mund të” i ishin hequr paragrafit që thoshte se “regjistrimi si ndërmarrje publike mund të bëhet në marrëveshje me komunat në territorin e të cilave gjenden ato”.

Kësisoj, formulimi i ri i ka dhënë karakter obligues përfshirjes së komunave të veriut në vendimmarrjen për “Trepçën”, ndryshe nga versioni që e kishte miratuar Kabineti qeveritar, e që këtë çështje e linte në diskrecion të Qeverisë. Qeveria nuk ka treguar se si ka ndodhur kjo. E juristët Dren Doli e Driton Selmanaj kanë thënë të përbëjë vepër penale ndërhyrja thellësisht përmbajtjesore.

Albulena Haxhiu, deputete e LVV-së dhe kryetare e Komisionit parlamentar për legjislacion, ka thënë se, nëse ky falsifikim faktohet, atëherë Projektligji i sjellë në Kuvend duhet kthyer mbrapsht.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.