Fundamenti

Kuvendi përsëri pa kuorum, dështon votimi i rezolutave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në seancën e djeshme përpos interpelancës së Haradinajt në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar nëpër institucione, në rend dite kishte edhe dy interpelanca të tjera të Haradinajt, ajo në lidhje me situatën dhe me gjendjen financiare në ndërmarrjet publike, të Telekomit dhe të Postës së Kosovës, dhe në lidhje me vendimet e ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante e subvencione, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në përtalljen e tij të djeshme me deputetët e Kosovës ka thënë se Kosova nuk është ajo që ka qenë kur e ka marrë drejtimin e Qeverisë, sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Sipas tij, punën që po e bëjnë ndaj këtyre fenomeneve tregon se Kosova e tanishme dallon me atë që ishte para marrjes së qeverisjes. “Gjendja në rend dhe ligj nuk është e kënaqshme në Kosovë, kjo gjendje është sfidë për Kosovën, veçanërisht luftimi i llojeve të ndryshme të krimit dhe të korrupsionit.

Rezultat i kësaj fokusimi ka shkuar kryesisht për t’i ndihmuar institucioneve të rendit dhe të ligjit që t’i ushtrojnë funksionet e veta në bazë të mandatit të tyre kushtetues e ligjor”, ka thënë Haradinaj.

Mobi Casa

Mirëpo, sipas tij, Kosova në krahasim me vendet e tjera të rajonit është shumë më mirë në raport me sundim të ligjit.

“Që ta rifitoj në tërësi fuqinë e tyre kushtetuese e ligjore të punojnë të pandikuar dhe të papenguar nga askush, mund t’u them se treguesi i asaj që po ndodh në rend dhe në ligj dallon nga kohërat e mëhershme. Nuk them se Kosova i ka zgjedhur problemet e korrupsionit dhe se mund të mburremi me vendet e tjera, por në raport me gjendjen e marrë dhe këtë kohë bëhet fjalë për një Kosovë tjetër, nuk është e njëjta”, ka thënë Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.