Hidromorava

Kuvendi pa opozitën, makineri votimi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Opozita vazhdon të bojkotojë punën e Kuvendit, duke bërë kështu që puna e legjislativit të zhvillohet në monotoni. Organi më i lartë ligjvënës ka zhvilluar seancën plenare në të cilën u zgjodhën anëtarët e bordeve të pavarura të RTK-së, KPM-së, e disa bordeve tjera. Në seancën e djeshme betimin e deputetes e ka dhënë deputetja më e re Mirjeta Kalludra nga LDK-ja, e cila në postin e deputetes e ka zëvendësuar Teuta Sahatqiun, që ka shkuar në mision diplomatik në SHBA.

Por, kritika kishte për kabinetin qeveritar meqë asnjë nga ministrat nuk ishin prezentë derisa po mbahej seanca, pavarësisht se diskutoheshin pika që lidheshin me ministritë përkatëse. Për shkak të kuorumit, seanca është shtyrë për ditën e sotme.

Përplasje PDK-LDK

Mobi Casa

Megjithatë, dallimet mes partnerëve të koalicioni u shpërfaqën edhe në këtë seancë. Kur po shqyrtohej Raporti i Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, ka përplasur deputetët e PDK-së dhe LDK-së.

Përderisa deputetët e LDK-së insistonin që të procedohet tutje me këtë raport, në PDK vlerësonin që shqyrtimi i këtij raporti të bëhet në praninë e kryeministrit Mustafa dhe ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.