Mobi Casa

Kuvendi “ngel” në klasë

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Bilanci i punës së legjislativit për këtë vit, sa i takon agjendës legjislative, do të mbahet në mend si një ndër bilancet më negative në historikun e deritanishëm të Kuvendit të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. Bazuar në statistikat zyrtare të Kuvendit, shihet se gjatë këtij viti janë miratuar dhe shpallur nga zyra e presidentit të vendit jo më shumë se 40 ligje.

Plani legjislativ nuk përmbushet as përafërsisht,shkruan gzeta Kosova Sot.

Bilanci i punës së legjislativit për këtë vit, sa i takon agjendës legjislative, do të mbahet në mend si një ndër bilancet më negative në historikun e deritanishëm të Kuvendit të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. Bazuar në statistikat zyrtare të Kuvendit, shihet se gjatë këtij viti janë miratuar dhe shpallur nga zyra e presidentit të vendit jo më shumë se 40 ligje.

Në procedurë parlamentare, të proceduara nga Qeveria në Kuvend, presin edhe 26 projektligje të tjera, që me gjasë mbeten trashëgim për vitin vijues. Nga ky kjo pako ligjore në procedurë janë 18 projektligje që kanë kaluar leximin e parë dhe presin leximin e dytë, të pamundur të kalohet gjatë këtij viti. Me këtë agjendë punë jo vetëm të karakterit legjislativ, por edhe pjesës tjetër politike, nuk janë të kënaqur as vetë deputetët, si ata të pozitës edhe opozitës, derisa po aq kritikë janë edhe analistët politikë. Deputeti Fatmir Rexhepi, nga LDK-ja, thotë se deputetët mund të jenë paksa subjektiv në vlerësimin e punës së tyre, sepse janë pjesë e drejtpërdrejtë e proceseve vendimmarrëse në Kuvend, por megjithatë realiteti është ai që është dhe duhet të thuhet e të vlerësohet vetëm ajo që është bërë. Sipas tij, nuk duhet anashkaluar gjykimi kritik edhe për atë që nuk është arritur të realizohet

ARKATANA

Plani ambicioz, i parealizuar

Rexhepi thotë se Kuvendi e ka miratuar në këtë vit një plan ambicioz legjislativ, me një numër të madh të projektligjeve, të cilat është dashur të procedohen nga Qeveria, ose në partneritet me Qeverinë, për t’u proceduar dhe debatuar në Kuvend, që ato të jenë në funksion të fushave që i mbulojnë dhe Qeveria ta marrë më pastaj përgjegjësinë e zbatimit të atyre ligjeve pas miratimit në Kuvend.”Mendoj që këtë plan ambicioz nuk kemi arritur ta përmbushim dhe kjo flet se nota nuk mund të jetë aq pozitive, një notë relative mesatare, sepse nuk mund të lavdërohemi me krejt atë që është bërë”, thaFatmir Rexhepi për “Kosova Sot”. Sipas tij, edhe temat e tjera të karakterit politik që janë pjesë tjetër e adresimit nga ana e Kuvendit do të mbeten të shënuara me një minus serioz për këtë vit pune në kalendarin e Kuvendit të Kosovës, sidomos çështja e mungesës së konsensusit politik për tema të marrëveshjeve politike ndërkombëtare, sikur ishte tema e demarkacionit dhe marrëveshjet që kanë dalë nga dialogu i Brukselit me Serbinë. “Opinioni është i njohur për temat që janë reflektuar në Kuvendin e Kosovës, por për të cilat ne nuk kemi mundur të gjejmë mirëkuptim politik, që ta kemi një debat të shtruar politik në Parlament dhe shpeshherë na ka ndodhur që seancat parlamentare të na shndërrohen edhe në një arenë joparlamentare dhe jodemokratike që e kanë penguar debatin dhe mundësinë për të gjetur zgjidhjen e alternativës më të mirë. Pra, këto skena kanë përcjellë mesazh jo të mirë edhe për opinionin publik vendor, por edhe për atë ndërkombëtar”, potencoi më tutje deputeti i LDK-së.

Kuvendi, arenë e përplasjeve të forta politike

Aspekti legjislativ vlerësohet i dështuar edhe nga deputeti opozitar, Enver Hoti, i cili për këtë dështim ia drejton gishtin Qeverisë dhe shumicës së deputetëve të koalicionit qeverisës. “Unë mendoj se në aspektin legjislativ Kuvendi ka dështuar skajshmërisht në realizimin e planit vjetor, sepse nuk ka qenë në nivel as Kuvendi që drejtohet me shumicë nga pozita e koalicionit të madh qeverisës PDK-LDK, pra nuk ka qenë i gatshëm dhe në funksion të trajtimit të krejt asaj agjende legjislative, që do ta ndihmonte forcimin e bazamentit ligjor të vendit, por barrën tjetër të fajit e ka edhe Qeveria, e cila po ashtu ka dështuar në masë të madhe në sponsorizimin e shumë ligjeve të interesit më të rëndësishme për vendin”, potencoi ai. Sipas Hotit, Kuvendi ka dështuar sidomos në procedimin dhe trajtimin e tyre në kohë dhe agjendë të duhur.”Shumë projektligje kanë arritur në Kuvend jashtë kalendarit kohor, ashtu shpejt e shpejtë dhe janë trajtuar shkel e shko nga makineria votuese e shumicës, pa u trajtuar në mënyrën e duhur”, tha Hoti për “Kosova Sot”. “Në aspektin politik Kuvendi është shndërruar në një arenë të fuqishme mes pozitës dhe opozitës për temat që janë të natyrës politike dhe të cilat ne konsiderojmë që ishin tema që e dëmtojnë interesin e vendit dhe e kanë futur shtetin dhe institucionet e tij në një krizë të thellë, duke përfshirë këtu edhe krizën e Kuvendit, si institucion përfaqësues i votës së popullit, sepse këtu ka qenë kryesisht dominimi i Qeverisë përmes proceseve të caktuara, sikur ka qenë ndikimi për Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, vijoi më tej Rexhepi.”Përgjegjësinë e mban pozita, e cila nuk është treguar e sinqertë për t’i dhënë një mundësi të shtruar shprehjes së qëndrimeve politike, asaj që është dashur të ndodhë nga pozita, sepse këtu kanë dështuar në menaxhim kryetari i Kuvendit dhe shumica parlamentare, duke kontribuar që Kuvendi të kthehet në një arenë të papërshtatshme dhe jashtë normave të sistemit demokratik parlamentar”, theksoi deputeti Hoti./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.