Fundamenti

Kuvendi në varësi të Gjykatës

/ 2 minuta lexim

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pretendon t’i dalë zot marrëveshjes së fundit me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në qershor, por të njëjtin hall nuk e ka partneri i tij.

Ky i fundit, është duke bërë përpjekje që t’i bindë bashkëpartiakët që ta votojnë krijimin e Gjykatës Speciale, ndonëse edhe vetë e ka bindjen se një gjykatë e tillë është fyerje për shtetin e Kosovës. Për të më me prioritet është çështja e kësaj Gjykate dhe transformimi i FSK-së në FAK, sesa zgjedhjet. Këtë e ka thënë hapur edhe të dielën.

Uji Dea

“Jemi në debate të brendshme me subjektet politike për kalimin e çështjeve jetike për Kosovën, siç është formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, votimi për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme si dhe votimi për Gjykatën Speciale dhe pas kalimit të këtyre çështjeve, do të shohim për procese të mëtutjeshme politike”, ka thënë ai, duke aluduar në shpërbërjen e Kuvendit.

Shefi i Qeverisë ka shprehur bindjen se partia e tij do ta mbështesë krijimin e Gjykatës, ndonëse deri tani në Kuvend nuk ka arritur ndonjë kërkesë e tillë. “Ne s’kemi asnjë kërkesë zyrtare që çështjen e Gjykatës ta trajtojmë javën e ardhshme në Kuvend”, ka thënë Krasniqi…(Tribuna).