FIDANISHTJA

Kuvendi në “gjumë”, 17 seanca për 8 muaj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kuvendi i Kosovës gjatë këtyre tetë muajve ka mbajtur vetëm 17 seanca, në të cilat ka miratuar 35 ligje apo 25 për qind të agjendës legjislative për këtë vit. Ndërsa në procedurë të miratimit janë 20 ligje, kurse në pritje 80 të tjera. Deputetët e opozitës thonë se numri i vogël i seancave pas bojkotimit të punës së Kuvendit nga opozita dëshmon se koalicioni qeverisës nuk është serioz dhe se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja të parakohshme, në mënyrë që të zgjidhet legjislacioni dhe qeveria e re.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Teuta Haxhiu ka thënë se fatkeqësia e kësaj legjislature janë Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi, pasi, sipas saj, nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ka krijuar situatë kur puna e Kuvendit nuk mund të ishte më normale.

ARKATANA

“Situata e krijuar pas këtyre dy marrëveshjeve e ka pamundësuar zhvillimin normal të punës së Kuvendit. Edhe pasi ne kemi dalë nga Kuvendi është vërtetuar se ne kemi pasur të drejtë kur kemi thënë se nuk mund të ketë normalitet në Kuvend derisa të anulohen këto dy marrëveshje. Edhe pasi kemi dalë ne, Kuvendi ka vazhduar me intensitet të ulët punën, ka pasur pak seanca dhe janë miratuar pak ligje”, është shprehur Haxhiu./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.