Kuvendi miraton rezolutën për Haradinajn, kërkohet lirimi i tij

Rezoluta përmes së cilës kërkohet lirimi i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj ka marr mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare. Nga 79 deputetë sa ishin në sallë 78 kanë qenë pro rezolutës ndërkaq vetëm një ka qenë kundër.
Ndër të tjera rezoluta parasheh edhe pezullimin e dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinajt.
Pikat e rezolutës:
Lirimi i pakusht i Ramush Haradinaj të ndodh sa më shpejt dhe të konsiderohet detyre primare shtetërore.
Pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinjat.
Qeveria të kërkojë nga BE që të pastroj listat e fletë-arresteve nga Serbia për qytetarët e Kosovës.
Qeveria dhe institucionet e Kosovës të marrin veprimin dhe të informojë shtetet tjera që refuzon juridiksionin e një anshëm të Serbisë