Eko Higjiena

Kuvendi miraton raportin financiar 9 mujor

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan- Kuvendi Komunal i Gjilanit, të hënën, në seancën e radhës, të drejtuar nga Izmi Zeka, kryesues, ka miratuar raportin financiar 9-mujor, pas një diskutimi të gjerë ku kanë marrë pjesë dhjetëra këshilltarë.

Në këtë periudhë, të hyrat vetanake kanë shënuar një ngecje në krahasim me planin. Ngecje ka pasur te të hyrat nga gjobat në trafik, pastaj te inspeksioni komunal dhe te tatimi në pronë. Sa u përket shpenzimeve, ato sillen në nivelin e planifikuar.

Zijadin Maliqi (LDK) tha se realizimi i të hyrave vetanake, në trashim me planifikimin e përgjithshëm është më i ultë se 93.28 për qind, sa është paraqitur në raport, ndërkohë që kërkoi sqarime pse ka ndodh kjo rënie, veçmas te disa kategori. Maliqi bërë vërejtje edhe te rritja e disa shpenzimeve te disa kategori, ndonëse në përgjithësi ato nuk tejkalojnë planifikimin.

Sokol Haziri (AAK) tha se parimisht pajtohet me ato që i nënvizoi Maliqi, duke shtuar vërejtjen për mungesën e investimeve në pjesën e epërme të lagjes “Dheu i Bardhë”, njësoj siç kërkoi më shumë investime në këtë lagje edhe Nevzat Rushiti (LDK).

Arben Maliqi (AKR) u interesua t`i dijë arsyet pse ka ndodh kjo rënie e të hyrave komunale për 300 mijë euro, në krahasim me vitin e kaluar. Arben Mehmeti (LDK) ka thënë se duhet të verifikohet efekti i kushtëzimit, për të konstatuar nëse edhe kjo masë ka reflektuar te rënia e të hyrave komunale në këtë periudhë, pasi që ngecje ka edhe te tatimi në pronë.

Edhe Ejup Haziri (PDK) ishte i mendimit se duhet të shikohet se sa ka dhënë efekt masa e kushtëzimit, pasi që ka rënie të regjistrimit të automjeteve.

Sa u përket vërejtjeve për mungesë të investimeve qeveritare, Sami Hoxha (PDK), ka thënë se është obligim i përbashkët, pozitë-opozitë që në këtë drejtim të angazhohen më shumë. Interesime rreth rrjedhave buxhetore të kësaj periudhe kanë shprehur edhe këshilltarët Abdyl Aliu (LDK), Bahrije Veseli (LDK), Vjollcë Matoshi (AKR), Shkëlqim Latifi (PDK) dhe të tjerë.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Nuhiu Nuhiu iu ka dhënë përgjigje detale të gjitha interesimeve të ngritura nga vendimmarrësit komunalë, sidomos te shpenzimet për udhëtime, duke përmendur edhe shumat, edhe emrat e zyrtarëve.

Uji Dea

Sa u përket të hyrave nga gjobat në trafik, ku ka pasur më së tepërmi ngecje, Nuhiu tha se planifikimi ka qenë real, por ndërkohë ka ndryshuar ligji mbi trafikun dhe janë zgjatur procedurat e pagesës së gjobave.

Ne nuk e kemi ditur në fillim se do të ndodh ky ndryshim, prandaj e kemi bërë planifikimin, duke u bazuar në përvojat e viteve të mëparshme. Do ta ndryshojmë planifikimin për vitin 2013, që do të jetë qind për qind më i ultë, ka thënë Nuhiu.

Në lidhje me kushtëzimin, ai tha se është e mundur që të jetë reflektuar në dy muajt e parë, por jo edhe më tutje, pasi që ndërkohë ka filluar të zbatohet edhe në komunat tjera. Rënia te regjistrimi i automjeteve, sipas tij është pasojë edhe e gjendjes së rëndë ekonomike. Llogaritet se prej 300-400 automjete në vit qarkullojnë të paregjistruara.

KK ka miratuar edhe vendimin për lejimin e transferit të mjeteve financiare brenda organizatës buxhetore, për mbulimin e minusit të pagave për muajt nëntor dhe dhjetor. Këto mjete financiare do të merren nga programet ku ka tepricë dhe do të transferohen në programet të cilat kanë mungesë. Transferi i mjeteve financiare bëhet në pajtim me dispozitat e ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, ka thënë drejtori Nuhi Nuhiu.

Vendimmarrësit, me shumicë votash kanë miratuar edhe vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për raste sociale, të cilin opozita e kundërshtoi me arsyetim se nuk janë përfillë procedurat.

Izmi Zeka, kryesues i Kuvendit Komunal ka thënë se kjo është çështje e njohur për këshilltarët komunalë, sepse ka qenë edhe njëherë tjetër në rend dite, duke nënvizuar se po bëhet për të zgjidhur nevojat e strehimit për dhjetëra familje skamnore.

Kurse, Qemajl Mustafa, kryetar i Komunës, tha se qëllimi ka qenë që të ndihmohen dy familje nevojtare, të cilat kishin siguruar donatorë për ndërtimin e shtëpive dhe figurojnë në listën e komisionit komunal si raste që kanë nevojë për strehim, por nuk kishin prona. Ai sqaroi se toka u është dhënë në shfrytëzim, ndërsa titullari i saj mbetet komuna.
Gjithashtu, u miratua edhe vendimi për uljen e tarifës mbi qiranë në një lokal afarist, që njihet si “tombola” në Gjilan. Nga viti i ardhshëm, kjo hapësirë, që shfrytëzohet nga klubet e futbollit, do të kalojë në menaxhim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.