Hidromorava

Kuvendi miraton Ligjin për Trepçën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me shumicë votash, kanë miratuar Ligjin për Trepçën.Projektligji për Trepçën, në leximin e dytë, është miratuar me 79 vota për, nga 93 deputetë sa ishin në sallë. Kanë abstenuar 14 deputetë, kurse asnjë votë nuk ka qenë kundër.

Para se të votohej projektligji, kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa ka paraqitur ndryshimet që janë bërë në Projektligjin për Trepçën, duke thënë se nuk është ndryshuar thelbi i Ligjit.

“Në tri amendamente kemi forcuar rolin e Kuvendit. Aksionarët nuk mund ta aprovojnë statusin e tyre pa miratimin e Kuvendit. Gjithashtu, është me rëndësi se në pikën tjetër Kuvendi duhet të japë pëlqimin lidhur me shfrytëzimin e resurseve natyrore dhe tjetërsimin e aseteve”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se shpërndarja e aksioneve nga “Trepça SHA” do të përcaktohet me një akt nënligjor.

HW

“Jemi marrë gjithashtu me mbetjet teknologjike, të cilat Trepça do t’i trajtojë në bazë të parametrave mjedisorë dhe të studimit të fizibilitetit”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se është diskutuar edhe për asetet e Trepçës jashtë Kosovës.

“Ne kemi obliguar AKP-në që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e pasurisë së Trepçës jashtë Kosovës”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.