FITORJA

Kuvendi mblidhet pa opozitën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kuvendi i Kosovës ka caktuar për sot senacë plenare, në të cilën pritet të shqyrtohet projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit(MSA) me Bashkimin Evropian.

Kjo marrëveshje është nënshkruar javën e kaluar në Strasburg, duke shënuar edhe hapin e parë të marrëdhënieve kontraktuale me BE-në.

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendimin për seancën e sotme pa praninë e opozitës, e cila, për gati dy muaj, po bojkoton dhe pengon punën e institucionit ligjvënës.

Partitë opozitare kanë thënë se nuk do të bllokojnë procesin e votimit për ratifikimin e MSA-së, porse vetë nuk do të marrin pjesë.

Sipas tyre, Marrëveshja për Stabilizim Asociim ka shumë të meta – pos tjerash, ajo e trajton Kosovën jo si shtet, por me fusnotë dhe pa emërtimin Republikë në të.

Tensionet midis pushtetit dhe opozitës janë tejet të larta qysh në muajin gusht, kur udhëheqësit e qeverisë kanë nënshkruar marrëveshjen me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Uji Dea

Sipas opozitës, marrëveshja e parë do ta “bosnjëzojë” Kosovën, ndërsa e dyta i jep një pjesë të territorit të Kosovës, pa ndonjë bazë, Mali të Zi.

Për gati dy muaj, mbledhjet e Kuvendit janë përcjellë me tensione, fyerje të ndërsjella dhe hedhje të gazit lotsjellës nga opozita, me qëllim bllokimin e punës.

Opozita kërkon nga kryeministri Isa Mustafa që të tërheqë nënshkrimet nga marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi.

Të trija partitë opozitare: Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë kërkuar nga shumica parlamentare që, përveç MSA-së, të mos diskutojë tema të tjera në senacën e sotme.

“Në një situatë të tillë, përgjegjësia do të ishte e pozitës”, ka thënë përmes një deklarate të përbashkët opozita. /rel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.