Fundamenti

Kuvendi mban peng miratimin e buxhetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kjo gjë sipas njohësve të çështjeve ekonomike sjell kaos, krizë financiare e buxhetore në vend.

Kosova ka nisur vitin 2020 pa buxhet të miratuar shkaku i vonesave për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i cili është institucioni kyç për kalimin e buxhetit. Megjithatë edhe pas konstituimit të tij më 26 dhjetor të vitit të kaluar deputetët ende nuk janë mbledhur për t’ia dhënë dritën jeshile miratimit të tij. Nga njohësit e rrethanave vlerësohet se mosmiratimi i tij deri në prill çon vendin në kaos, shkruan sot gazeta Zëri.

ARKATANA

Vitin 2020 Kosova e ka nisur pa buxhet të miratuar. Ndonëse për tre muajt e parë të këtij viti nuk pritet që të ketë problem, në rast të mosmiratimit të buxhetit deri në muajin prill rrethanat mund të ndryshojnë. Nëse kuvendarët nuk e kalojnë buxhetin për këtë vit, nga muaji prill ndalen të gjitha pagesat për paga, për pensione e për shërbime të tjera.

Kjo gjë sipas njohësve të çështjeve ekonomike sjell kaos, krizë financiare e buxhetore në vend. Në anën tjetër zyrtarë nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë “Zërit” se ka buxhet të mjaftueshëm për t’i mbuluar tre muajt e parë të këtij viti. Deri më tani është e miratuar vetëm korniza afatmesme e shpenzimeve 2020 – 2030, e cila paraqet dokumentin kryesor, mbi bazën e të cilit do të duhej të hartohej buxheti vjetor për vitin 2020. Sipas kësaj kornize, buxheti i Kosovës parashihet të jetë rreth 2.4 miliardë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.