Uji Dea

Kuvendi Komunal nuk është vendi ku opozita duhet të bëjë politikë

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal në Gjilan, ka thënë se është e detyruar që tash e tutje të zbatojë me përpikëri rregulloren e punës dhe të mos e tolerojë opozitën që të bëjë politikë në organin më të lartë të pushtetit lokal, i cili ka për detyrë t`iu shërbejë qytetarëve dhe të punojë për interesa publike.

Në një konferencë ma gazetarë, Rexhepi-Bunjaku, ka thënë se Kuvendi Komunal ka mbajtur deri tani pesë seanca dhe është brenda agjendës së vetë të punës.

Duke komentuar zhvillimet në seancën e fundit, të cilën opozita (PDK e VV) e braktisi me arsyetim se nuk po i jepet hapësirë e mjaftueshme për debat, Bunjaku-Rexhepi ka thënë se këto akuza nuk qëndrojnë, por opozita po dëshiron ta keqpërdorë hapësirën dhe mikrofonin e Kuvendit për fushatë politike, gjë që nuk do ta lejojë.

“Unë jam munduar të jem korrekte si me pozitën, ashtu edhe me opozitën, madje shpeshherë edhe e kam dëmtuar pozitën, për t`i dhënë sa më shumë hapësirë opozitës, siç ndodhi edhe në seancën e fundit, ku pas dy orë e më tepër debat rreth rendit të ditës, ata e lëshuan sallën”, ka thënë kryesuesja e Kuvendit Komunal, duke nënvizuar se të gjitha kërkesat e opozitës janë nxjerrë në votim.

Opozita nuk ka pasur asnjë arsye ta lëshojë seancën. Ka qenë një kërkesë e këshilltarit Sahit Abazi për të diskutuar për çështjen e arsimit dhe kërkesa e tij është pranuar, por nuk ka mundur të futet e para në rend të ditës, meqë drejtori i arsimit ka pasur angazhime të tjera, pas vendimit për anulimin e testit të arritshmërisë dhe ne kemi vendosur që kjo pikë të diskutohet në fund. Kjo u mor si arsye nga Abazi për t`u revoltuar, meqë si duket ai kishte punë të tjera dhe i bëhej vonë të priste deri atëherë.

FIDANISHTJA

Ndërkaq, këshilltarja Fatbardha Selmani e ka kritikuar komisionin për shëndetësi për ndarjen e subvencioneve për barna dhe trajtime shëndetësore, të cilin e ka themeluar kryetari i Komunës. Madje ajo e shfrytëzoi rastin të flasë edhe për politikë, duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë PDK-ja.

Bunjaku-Rexhepi tha se në qeverisjen e PDK-së, familja e zonjës Selmani ka përfituar nga subvencionet e shëndetësisë. Ajo ka thënë se në qeverisjen tonë, subvencione marrin vetëm njerëzit në nevojë dhe jo ata që janë anëtarë të Kuvendit dhe që i kanë kushtet e mira ekonomike.

Ajo i ka komentuar edhe disa deklarata të këshilltarëve të opozitës, rreth një raporti të organizatave të jashtme. “Opozita po i referohet një raporti të disa organizatave ndërkombëtare mbi kënaqshmërinë e ultë të qytetarëve të Gjilanit me qeverisjen aktuale, raport ky që unë e kam kërkuar, por nuk kam mundur ta gjejë askund”, ka thënë ajo, duke shtuar se Kuvendi Komunal i Gjilanit është kampion për transparencë dhe rregullësi.
Të gjitha seancat e Kuvendit transmetohen drejtpërdrejt në rrjetet sociale dhe qytetarët kanë mundësi t`i ndjekin vetë punimet e organit vendimmarrës dhe të vlerësojnë angazhimin e secilit prej këshilltarëve.
Bunjaku-Rexhepi ka folur edhe për mbështetjen që Kuvendi Komunal i dha Drejtorisë së Arsimit për të mos pranuar anulimin e testit të arritshmërisë nga MASHT-i, sepse vendimi nuk bazohet në fakte. Kuvendi Komunal nuk do të vazhdojë punën dhe as nuk do të mbajë seanca, derisa MASHT-i nuk e anulon këtë vendim.

“Ne nuk do ta pranojmë këtë vendim në asnjë mënyrë, sepse kemi informata se nuk ka pasur asnjë vërejtje nga mbikëqyrësit e këtij procesi”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.
Suksesi që kanë treguar nxënësit e Gjilanit në testin e arritshmërisë nuk duhet ta befasojë askënd, derisa dihet se edhe vitin e kaluar kanë qenë ndër më të mirët dhe ata shquhen për rezultate në garat e ndryshme.

Ajo ka kërkuar nga MASHT-i që të formojë një komision dhe në bashkëpunim me DKA-në të rivlerësojë këtë vendim të ngutshëm, duke nënvizuar se kërkesa është përkrahur edhe nga opozita.
Zyra për Informim do të vazhdojë me konferencat e shefave të grupeve të këshilltarëve, për t`iu dhënë mundësi të gjitha grupimeve politike në vendimmarrjen komunale që t`i paraqesin vlerësimet e tyre për punën e Kuvendit dhe të ekzekutivit komunal./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.