Eko Higjiena

Kuvendi Komunal në Viti mbajti seancën e fundit të legjislaturës 2021-2025

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Të hënën është mbajtur mbledhja e VIII e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë që u kryesua nga Bekim Azizi, kryetar i Kuvendit, i cili në fjalën e tij falënderoi këshilltarët për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë këtij mandati katërvjeçar, me që kjo seancë ishte edhe e fundit në këtë përbërje.

Ai mes tjerash theksoi se gjatë këtij mandati, të gjitha vendimet e marra në kuvend kanë qenë të harmonizuara konform ligjeve në fuqi.

Në rend dite u shqyrtuan dhe miratuan këto pika: Procesverbali i mbledhjes së shtatë të Kuvendit Komunal.
Raporti për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi në Komunën e Vitisë për vitin 2025. Propozimi për miratimin e planit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2026.
Propozimi për miratimin e planit të punës së Komiteteve për vitin 2026.
Propozimi për miratimin e planit ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për komunat e rajonit të Gjilanit, të cilat përfshijnë Gjilanin, Kamenicën, Vitisë, Novobërdën, Parteshin, Kllokotin, Ranillugun, Ferizajn, Kaçanikun, Shtimen, Hanin e Elezit, Shtërpcën dhe Kllokotin.

ARKATANA

Ndërkohë, jashtë rendit të ditës u propozua përfshirja e një pike shtesë që kishte të bënte me buxhetin komunal. Pas hedhjes në votim, kjo pikë nuk u aprovua me shumicë votash dhe nuk u fut në rend dite.

Në këtë mbledhje, përveç kryesuesit Azizi, fjalë rasti patën edhe kryetarët e grupeve të këshilltarëve nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend, të cilët falënderuan udhëheqjen e Kuvendit, por edhe subjektet politike për bashkëpunimin e treguar gjatë këtij mandati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.